Ne Shqiperi, prokuroria e Tiranes sekuestroi te gjithe dokumentacionin zgjedhor per bashkine e kryeqytetit.
Vendimi i prokurorise erdhi pas nje denoncimi te kandidatit demokrat per kryetar bashkie Spartak Ngjela.
Nderkohe, socialistet ne pushtet po pergatiten per disa ndryshime ne statutin e tyre te cilat synojne forcimin e rregullave dhe disiplines se brendshme.
Keto ndryshime jan ndikuar nga situata me e fundit e krijuar ne gjirin e shumices pasi nje grup deputetesh bllokoi per te dyten here me radhe emerimin e minisitrave te kabinetit te kryeministrit Fatos Nano.
Nga ana e tij zoti Nano ka nisur konsultime me anetare te komitetit te pergjithshem drejtues per te gjetur rruget e daljes nga kriza.