Kohët e fundit, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një grup jo-qeveritar që ndjek nga afër zhvillimet në vende me qëndrueshmëri të brishtë, publikoi një raport për Maqedoninë. Në raport theksohet se Maqedonia vazhdon të jetë një vend i rrezikuar dhe se faktorët që kanë ndikuar në paqëndrueshmërinë e këtij vendi nuk po zgjidhen me shpejtësinë e duhur. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, një prej autorëve të studimit, Edward Joseph, thotë se Grupi Ndërkombëtar i Krizave nuk parashikon shpërthimin e trazirave etnike në Maqedoni, por paralajmëron se ende mbetet shumë për t’u bërë dhe se është shpejt të thuhet se ky vend i ka zgjidhur me sukes sfidat me të cilat ballfaqohet.
Zëri i Amerikës: Maqedonia drejtohet nga një qeveri koalicioni, të cilën shumë analistë e cilësojnë si të sforcuar. A mendoni se qeveria e koalicinit është e aftë të bëjë sa duhet për të zgjidhur problemet me të cilat ndeshet Maqedonia?
Edward P. Joseph: Ne nuk e konsiderojmë një koalicion të çuditshëm. Ne e konsiderojmë atë të moderuar, dhe të natyrshëm. Ali Ahmeti dhe Branko Cervenkovski janë të dy socialdemokratë, dhe ata kanë pajtueshmëri pikëpamjesh. Krahasuar me koalicionin e mëparshëm midis Xhaferrit dhe Lubço Gjeorgjevski, ata kanë bërë përmirësime të jashtëzakonshme përsa i përket retorikës dhe tonit që përdorin. Koalicioni midis zotit Xhaferri dhe zotit Gjeorgjevski ishte i sforcuar dhe retorika e tyre kishte një ndikim shumë negativ në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Pavarësisht në se ata mund te binin dakord privatisht, në publik bënin deklarata tepër provokuese, për t’i mbajtur lart tensionet. Ndërsa zoti Ahmeti dhe zoti Çerevnkovski janë udhëheqës shumë më të përgjegjshëm. Problemi është se ndërsa ata kanë zgjidhur disa çështje simbolike dhe përdorin një stil dhe ton të përshtashëm, ata nuk kanë bërë përparimin e duhur në zgjidhjen e çështjeve kryesore, siç është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.
Zëri i Amerikës: Pozicionimi i politikanëve shqiptarë në Maqedoni ka ndryshuar. Dikur zoti Ahmeti ishte një politikan radikal. Aktualisht, i tillë është zoti Xhaferri. A mendoni se zoti Ahmeti do të jetë i aftë ra ruajë pozitën e tij predominate që ka aktualisht në Maqedoni?
Edward P. Joseph: Popullariteti i Ahmetit ka rënë, por ai mbetet udhëheqësi shqiptar me popullaritetin më të madh. Kurse Arbër Xhaferri është i rrezikshëm, ngaqë është i papërgjegjshëm. Ai nuk po sillet si një politikan i opozitës, i cili përpiqet të vijë në pushtet. Ai po vepron në një mënyrë tepër të papërgjegjshme, duke bërë deklarata shumë provokuese, që çojnë në përçarje etnike, dhe i bëjnë njerëzit të besojnë se vendi nuk ka të ardhme. Kjo është tepër e rrezikshme të bëhet në Ballkan, ku shumë njerëz mendojnë se konflikti është i mundshëm dhe me të vërtetë, ai është i mundshëm. Me retorikën tij të papërgjegjshme, Arbër Xhaferrit po kontribuon në një farë mënyre në thellimin e disa nga problemeve që ka vendi. Grupi Ndrëkombëtar i kirzave është i mendimit se diplomatët duhet t’i ndërgjegjësojnë zotin Xhaferri dhe zotin Mendu Thaçi për pasojat e dekaratave të tyre të papërgjegjshme. Gjithashtu, deklarata tepër të papërgjegjshme ka bërë ish-kryeministri maqedon Lubço Gjerogjevski, i cili ka sugjeruar gjëra skandaloze, siç është ndarja e Maqedonisë. Në se ai vend do të ndahej, kjo me siguri që do të ndodhte me luftë të armatosur dhe me gjakderdhje. Nga anketimet që janë bërë, zoti Ahmeti vazhdon të gëzojë popullaritet, por natyrisht, që ka tepër zhgënjime. Njerëzit ndjehen të zhgënjyer nga ritmi i ngadaltë i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimi jo i mjaftueshëm i shqiptarëve në qeveri, gjendja ekonomike, varfëria, etj. Pra, një pjesë e zhgënjimit është e natyrshme. Zoti Ahmeti erdhi me eufori në pushtet, si fitimtar, kështuqë është normale që njerëzit të presin shumë prej tij. Shqetësuese është shkalla e zhgënjimit. Prandaj, është shpejt të thuhet se Maqedonia e ka kaluar krizën me sukses dhe se Marrëveshja e Ohrit është zbatuar përfundimisht. Këto nuk janë të vërteta. Mbetet ende shumë për t’u bërë, që Maqedonia të jetë e qëndrueshme.
Zëri i Amerikës: Ju keni punuar prej disa vitesh në Kosovë, në Mitrovicë dhe më pas, në Maqedoni. A shikoni ndonjë lidhje midis statusit të pacaktuar të Kosovës dhe paqëndrueshmërisë së Maqedonisë?
Edward P. Joseph: Fakti që statusi i Kosovës nuk është zgjidhur është diçka negative për Maqedoninë. Çështjet e pazgjidhura në Ballkan duhen të zgjidhur. Statusi i Kosovës duhet të zgjidhen. Njerëzit duhet ta dijnë se ku jetojnë, cilët janë kufijtë e vendit të tyre, dhe se ato nuk do të ndryshojnë. Por, është e rëndësishme të kuptohet, se pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Kosovë dhe si do të zgjidhet statusi i saj përfundimtar, çështja e shqiptarëve të Maqedonisë është e zgjidhur. Maqedonia nuk do të ndahet, ajo nuk do të federalizohet, ky vend do të mbetet i integruar dhe i pandarë, dhe atje do të zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit dhe shqiptarët do të ketë të drejta të plota. Kryeministri maqedon Branko Çervenkovski ka mbajtur një qëndrim shumë interesant dhe ne e kemi përmendur edhe në raport, dhe shqiptarët duhet ta dinë këtë: ai nuk ka thënë se kundërshton idenë e pavarësisë së Kosovës, por ka theksuar se është më e rëndësishme për Maqedoninë që Kosova të jetë një vend ku të sundojë ligji, se sa të jetë pjesë e ndonjë konferderate ku nuk sundon ligji. Pra,kryeministri Çervenkovski e sheh se çështja më e rëndësishme për vendin e tij është që në Kosovën fqinje, qoftë ajo pjesë e Serbisë, apo e pavarur, të sundojë ligji. Mendoj se kjo është shumë domethënëse.
Zëri i Amerikës: Maqedonia është një nga vendet ballkanike me një shkallë të lartë korrupsioni. A mendoni se qeveria aktuale po bën sa duhet në luftën kundër korrupsionit?
Edward P. Joseph : Fillimi ishte mjaft i mirë, Ministri i Brendshëm Harri Kostov zhvilloi një fushatë shumë të fuqishme në luftën kundër korrupsionit. Mirëpo, gjykatat nuk po e kryejnë punën e tyre, dhe pothuajse në çdo rast, nuk janë zhvilluar gjyqet ndaj të akuzuarve - vetëm një gjyq përfundoi me dhënien e dënimit dhe pastaj gjykata e ktheu vendimin. Pra, ne pamë shumë aktivitet fillimisht, por me shumë pak rezultat. Kështuqë, në raport ne themi se qeveria dhe gjykata duhet të përqëndrohen për t’i dhënë zgjidhje çështjeve serioze që kanë të bëjnë me të korrupsionin. Personat ndaj të cilëve ngrihet padi, duhen gjykuar dhe dënuar. Njerëzit duan të shohin rezultate. Pra, qeveria aktuale nuk ka bërë sa duhet për të luftuar korrupsionin. A është gjendja po aq e keqe sa në qeveritë e mëparshme? Mund të them se në këtë fushë ka përmirësime, por kjo nuk do të thotë se atje nuk ka korrupsion. Qeveria tani duhet të dënojë të korruptuarit, midis të cilëve edhe anëtarë të qeverisë dhe jo politikanët të opozitës, apo miqtë të tyre. Ajo duhet të gjykojë edhe politikanët e korruptuar që janë në pushtet. Nuk duhet të ndodhë ashtu sikurse ndodhi në Shqipëri, ku u dënuan vetëm përfaqësuesit e opozitës... Pra, mënyra kryesore për të luftuar korrupsionin është sundimi i ligjit. Nëse një politikan është i korruptuar, ai duhet t’i kalojë për gjykim drejtësisë.