Lidhje

Presidenti Bush mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë udhëheqës myslimanë me rastin e Ramazanit - 2003-10-29


Presidenti Bush mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë udhëheqës myslimanë për një darkë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në fjalimin e rastit, presidenti vlerësoi lart myslimanët, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, për të cilët tha se e kanë bërë këtë vend më të mirë dhe më të dhimbshëm.

Presidenti përshëndeti gjithashtu trupat amerikane, që luftojnë, siç u shpreh ai, për të vendosur paqen në vendet me popullsi kryesisht muslimane si Iraku dhe Afganistani. Zoti Bush tha se terroristët nuk kanë vend në asnjë besim fetar.

Presidenti ftoi disa udhëheqës myslimanë në Shtëpinë e Bardhë për iftar, darka që shënon fundin e ditës së agjërimit nga agimi në perëndim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Amerika është tokë e shumë besimeve fetare. Dhe ne nderojmë, mirëpresim dhe vlerësojmë besimin mysliman.”

Me këtë rast, presidenti Bush theksoi përsëri faktin se Amerika është angazhuar në luftë kundër terrorizmit dhe jo kundër islamit. Ai nuk përmendi komentet, që kanë ngjallur debate, të gjeneralit të ushtrisë amerikane, William Boykin, i cili e krahasoi luftën kundër terrorizmit me një betejë midis besimtarëve të krishterë dhe atyre myslimanë. Megjithatë, presidenti e bëri të qaartë se nuk pajtohet me pikpamjet e gjeneralit Boykin.

“Amerika kundërshton të gjitha format e fanatizmit etnik dhe fetar. Ne mirëpresim vlerat e çdo qytetari të përgjegjshëm, pavarësisht se ku ka lindur ai apo ajo.”

Në darkë mernin pjesë rreth 80 të ftuar. Mes tyre ishin edhe ambasadorë nga shumë vende me popullsi të konsiderueshme myslimane.

//ze//

XS
SM
MD
LG