Kryesia e Partisë Socialiste miratoi sot propozimin e Kryeministrit Fatos Nano për shkarkimin e Ministrit të Rendit Luan Rama dhe zëvendësimin e tij me deputetin socialist Fatmir Xhafa. Shkarkimi i zotit Rama erdhi pas incidentit të tij me gazetarin Ilir Babaramo. Po në takimin e sotëm kryesia e partisë vendosi që për postin bosh të Minisitrit të Jashtëm të propozojë kandidaturën e ish Kryetarit të Parlamentit Namik Dokle.
//ze//