Lidhje

Vatikani publikoi sot një biografi të shkurtër të nënë Terezës - 2003-10-17


Me gjak jam shqiptare, me shtetësi indiane, dhe me zemër i perkas Jezu Krishtit”. Me keto fjalë të nënë Terezës, fillon teksi i biografisë së shkurtër, publikuar sot nga Vatikani. Ky njoftim i Vatikanit përkon me zërat e kohëve të fundit kryesisht në Maqedoni, ku zyrtarët e quajnë nënë Terezën Bijë maqedonase, gjë që ka nxitur reagime të ashpra nga shqiptarët.

Ambasadori i Shqiperisë pranë Vatikanit, Zef Bushati, thotë se kombi shqiptar ka dy heronj të mëdhenj, Skënderbeun dhe Nënë Terezën.

Anjez Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht të vitit 1910 në një familje shqiptare në Shkup. Thuhet se që në moshën 12 vjecare ajo shprehte deshirën për të ndihmuar te varferit dhe shkonte rregullisht në kishën katolike shqiptare në Shkup.

Në moshën 18 vjec Anjez Bojaxhiu largohet nga shtëpia duke u dorezuar murgeshë në një manastir katolik irlandez dhe shkon me mision në Kalkuta të Indisë. Ketu ajo morri emrin Motër Tereza, për nder të shën Terezës së Lisieut, mbrojtesja e misionareve katolike. Per 17 vjet murgesha shqiptare dha mësim dhe drejtoi në shkollën e mesme Shen Meria në Kalkutë të Indisë.

Por më 19 tetor të vitin 1946, jeta e saj do të ndryshonte përgjithmonë. Një nga bashkëpuntorët e saj tregon se gjatë një udhetimi me tren, Motër Tereza dëgjoi një zë që i tha: Une jame Krishti. Une kam nevoje per ty. Bëhu drita ime dhe Hiq dorë nga gjithca dhe shko në getot e Kalkutës për të ndihmuar të varfërit e të pastrehët.

Dy vjet më vonë ajo del nga manastiri dhe pas një kursi mjeksor për përgatitjen e saj për misionin e ri, Anjeza shkoi në lagjet më të varfëra të Kalkutës ku së bashku me disa shoqe të saj hapi një shkollë për femijët jetimë. Shumë shpejt nxënësit filluan ta thërrisnin atë Nënë Tereza, emer që nuk do t'i ndahej gjatë gjithë jetës.

//ze//

XS
SM
MD
LG