Shtetet e Bashkuara kanë në plan të paraqesin të marten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një version të ri të projektrezolutës për Irakun. Ambasadori amerikan në OKB, John Negroponte, thotë se kërkon që vendet anëtare të veprojnë sa më shpejt në lidhje me projektrezolutën, e cila i jep Këshillit Qverisës irakian deri më 15 dhjetor të caktojë afatin për zhvillimin e zgjdhjeve dhe hartimin e një kushtetute të re.
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që projektrezoluta të miratohet para konferenës së dhuruesve për Irakun që do të mbahet javën tjetër në Madrid.
Ministri i jashtëm francez thotë se projektrezoluta kërkon shqyrtim të mëtejshëm, kurse Rusia ka lënë të kuptohet se është nevoja të bëhen disa ndryshime. Ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher, tha se projektrezoluta është një hap në drejtim të duhur.//xh//