Lidhje

SHBA po paraqesin zyrtarisht një version të ri të projektrezolutës për Irakun - 2003-10-13


Diplomatët thonë se Shtetet e Bashkuara po u paraqesin zyrtarisht vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së një verion të ri të projektrezolutës për Irakun.

Njoftohet se sipas versionit të ri, Këshilit Qeverisës irakian do t’i jepet deri më 15 dhjetor të caktojë afatin për zhvillimin e zgjedhjeve dhe miratimin e një kushtetute të re.

Ambasadori amerikan në OKB, John Negroponte, tha se Shtetet e Bashkuara do të këkojë që votimi për rezolutën të zhvillohet branda kësaj jave. Versioni i ri i projektrezolutës së mbështetur nga Britania dhe Spanja, paraqitet pasi versioni i mëparshëm nuk arriti të siguronte mbështetje të gjerë.

Rusia, Franca dhe Gjermania, të cilat kundërshtuan luftën në Irak, kanë bërë thirrje në mënyrë të prësëritur për një kalim më të shpejtë të pushtetit në duart e irakianëve dhe për një rol më të madh të Kombeve të Bashkuara në procesin e kalimit të Irakut në demokraci.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë me heret se dy ushtarë amerikanë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në sulme të veçanta në Irakun verior.

Në sulmin e fundit, një patrullë ushtarake amerikane u sulmua me granada në qytetin e lindjes së Sadam Huseinit, Tikrit, duke shkaktuar vdekjen e një ushtari. Një ushtar tjetër u vra dje në afërsi të qytetit Bajxhi, kur makina e tij goditi një minë.

Njoftimet bëjnë gjithashtu të ditur se një irakian u vra dhe tre të tjerë u plagosën sot në përleshje me forcat amerikane në qytetin Bakuba, rreth 60 kilometra në veri të Bagdadit.

Dje, të paktën 6 irakianë humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën nga një shpërthim vetëvrasës në qendër të Bagdadit.//ii

XS
SM
MD
LG