Lidhje

Presidenti Bush: ulja rekord e taksave po ndihmon bizneset e vogla amerikane qe te nxisin ekonomine - 2003-09-20


Presidenti Bush thotë se ai ka një plan agresiv, në favor të rritjes ekonomike për të ndihmuar bizneset e vogla që të hapin më shumë vende pune duke pakësuar ato që ai i quan kontrolle të panevojshme. Presidenti thotë se uljet e taksave që ka bërë ai do t’u kursejnë 25 milion pronarëve të bizneseve të vogla, nga afro 3 mijë dollarë këtë vit.

Ashtu si edhe lufta në Irak, gjendja e ekonomisë amerikane është thelbësore në fushatën e tij për t’u rizgjedhur, në një situatë kur mbi 3 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës që kur ai u bë president.

“Gjatë dy viteve të kaluara, amerikanët janë vënë në provë brenda vendit dhe jashtë, por besimi dhe optimizmi ynë nuk janë lëkundur. Ne po mbrojmë paqen në botë. Po rrisim mirëqenien e vendit tonë. Dhe po çlirojmë energjinë e madhe e po lëmë të lirë shpirtin sipërmarrës të njërës prej forcave më të mëdha të vendit tonë, nxitjen dhe vendosmërinë e sipërmarrësve tanë”.

Presidenti Bush i bëri thirrje Kongresit që të lehtësojë kontrollin mbi biznesin dhe të kufizojë proceset gjyqësore ndaj punëdhënësve, që të konsolidojë besimin e tyre. Ai do që uljet e taksave të bëhen të përhershme dhe kërkon më shumë marrëdhënie të tregëtisë së lirë për të shitur më shumë prodhime amerikane, jashtë Shteteve të Bashkuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG