Lidhje

Gjenerali Klark pritet të shpallë kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara - 2003-09-17


Ndihmësit e gjeneralit në pension, Uesli Klark, thonë se ai ka vendosur të hyjë në garën presidenciale për zgjedhjet e vitit 2004, duke u bërë kështu kandidati i 10 demokrat që kërkon emërimin e partisë për zgjedhjet.

Ndihmësit thonë se gjenerali Klark do ta shpallë të mërkurën kandidaturën në Little Rock të shtetit Arkansa. Gjenerali Klark hyn në garë me vonesë krahasuar me kandidatët e tjerë demokratë, por të martën ai i tha CNN-it, në një intervistë, se ”nuk është vonë për të hyrë në garë”.

Analistët thonë se përvoja ushtarake e gjeneralit Klark do ta ndihmojë atë të balancojë disi avantazhin që ka presidenti Bush në këtë kohë lufte si komandat i përgjithshëm.

Gjenerali 58-vjeçar e ka kritikuar luftën në Irak dhe përpjekjet e administratës në Irakun e pas luftës. Po të martën senatori i Karolinës së Veriut, Xhon Eduards, shpalli zyrtarisht kandidaturën, ndonëse ka gati një vit që bën fushatë. //az//

XS
SM
MD
LG