Legjenda e muzikës kountry, Johnny Cash, i njohur me nofkën "Man in Black", vdiq në Nashville, Tennessee mëngjesin e sotëm. Ai ishte 71 vjeç. Sipas njoftimeve, ai vdiq nga komplikacione nga sëmundja e diabetit. Kombinimi i tekstit të këngëve me stilin baritor, e bëri John të njohur në këtë stil për rreth 50 vjet rrjesht. Një vit më parë Johnny Cash u nderua me një medalje nga presidenti Bush për dedekimin e tij ndaj arteve dhe për kontributun e tij ndaj muzikës dhe folklorit. Johnny Cash është fitues i 11 çmimeve Grammy.
Edhe një lajm tjetër i hidhur. Mbrëmë vdiq në moshën 54 vjeçare aktori komik John Ritter. Njoftimet bëjnë të ditur se Ritter pësoi një goditje fatale në zemër, pasi mbaroi xhirimet e një episodi në komedinë etij të fundit ”Tetë regulla të thjeshta për tu shoqëruar me vajzën time”. I njohur nën petkun e komedisë, Ritter dallohet për serialin komik të viteve 70, ” Three’s Company” treshja, ku ai portretizon rolin e një shefi që jeton në një apartament me dy gra të pamartuara. John Ritter vdiq një javë para se ai të mbushte 55 vjeç. Ai ishte djali i këngëtarit dhe aktorit Tex Ritter.
Një video remix e një kpnge nga Elvis Presley ka dalë në treg pas më shumë se një çerek shekulli nga vdekja e tij. Ajo quhet ”Rubernecking”. Gjithashtu edhe një kenge e humbur prej kohësh, pasi nuk ishte pranuar nga prodhuesit e muzikës, do të dalë në treg së shpejti. Kënga e merr temën nga një film luajtur nga Elvisi në 1964. Autori i tekstit të këngëve e gjeti shiritin e regjistruar mes sendeve të vjetra në bodrumin e tij. Vitin që kaloi një CD me rreth 30 këngë nga më të mirat e Elvisit shiti rreth 9 milion kopje në tregun botëror. Koleksioni i ri del në treg me 7 tetor.
E është quajtura martesa e këtij viti, mesa duket do të jetë martesa e vitit që vjen. Dasma e Jennifer Lopez dhe Ben Afleck që ishte pashikuar për këtë të dielë, është shtyrë. Në një dekleratë të përbashkët, çifti i Hollivudit, i ka lënë fajin medias për shtyrjen e martesës. Në dekleratë thuhet shprehimisht, ”Për arsye të presionit të madh nga media ndaj dasmës sonë, ne kemi vendosur ta shtyjmë ditën e martesës" .....dhe më poshtë vazhdon....”Ne filluam të ndienim që fryma e asaj që do të kishte qënë dita më e gëzuar e jetës sonë, mundë të ishte komprementuar”. Sipas njoftimeve, ceremonia në fjalë ishte parashikuar për këtë të dielë në një pronë multi milion dollarëshe në Santa Barbara të Kalifornisë. Thuhet se në listën e të ftuarve kishte shumë aktorë dhe muzikantë të njohur. Disa studiues thonë se shtyrja e martesës është një mënyrë për të mashtruar mediat.
Ndërkohë, grupi Dixie Chicks i është kthyer politikës përsëri. Emily Robinson tha për një gazetë gjermane se kandidimi i Arnold Schwarzeneggerit për governor, është çmenduri. Ajo tha shprehimisht se ”Amerika duhet të drejtohet nga ata që dinë”.
Bill Cosby do të marrë medaljen humanitare Bob Hope, në ndarjen e çmimeve në fund të muajit. Medalja nderon karrierën dhe përjekjet e tij për rritjen e vlerave familjare.
Aktori , Colin Farrel zuri vendin e parë në anketën e revistës Autografe për Koleksion, si një nga yjet më të mirë që jep autografe. Sipas anketës së revistës, Cameron Diaz, nuk u paraqit aq mirë.