Koreja e Veriut festoi 55 vjetorit të themelimit si shtet komunist me një paradë ushtarake gjigande por pa demonstrimin e armatimeve moderne, siç ishte parashikuar.
Qindra mijëra njerëz, përfshirë udhëheqësin Kim Jong Il, u mblodhën në qendër të Penianit për të parë shfaqjen që zgjati 90 minuta. Megjithë parashikimet e Koresë së Jugut se në paradë do të kishte armatime të sofistikuara, përfshirë një raketë shumëfazëshe, kjo nuk ndodhi.
Në një fjalim të transmetuar nga televizioni, shefi i shtabit të ushtrisë, Kim Yong Chun, tha se vendi i tij do të ndërtojë arsenalin e tij bërthamor si mjet vetmbrojtjeje ndaj asaj që ai e quajti ”politikë armiqësore” amerikane. Televizioni i Koresë së Veriut transmetoi gjithashtu këngë patriotike.
//rd//