Lidhje

2 ushtarë amerikan të plagosur në Bagdat - 2003-09-08


Dy ushtarë amerikanë u plagosën gjatë sulmit ndaj një autokolone në qendër të Bagdatit. Sulmues të panjohur hodhën një mjet eksploziv drejt autokolonës kur ajo po dilte nga një tunel duke dëmtuar dy automjete. Disa orë më parë trupat amerikane kishin arrestuar katër të dyshuar si terroristë në bastisjet që kishin ndërmarrë në qytetin e Tikritit. Ky qytet, vendlindja e Sadam Husenit, ka qenë skenë e disa sulmeve kundër forcave amerikane.

Ndërkohë zyrtarë britanikë bënë të ditur dërgimin e 1200 ushtarëve që do tu shtohen të 11 mijë ushtarëve që Britania ka në Irak. Në një letër dërguar parlamentit, Sekretari i Mbrojtjes Geof Hoon kishte thënë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kishte nevojë urgjente për dy batalione dhe personel të specializuar.

//rd//

XS
SM
MD
LG