Lidhje

Erakat: zhgënjim për çështjen e ”gardhit të sigurimit” - 2003-07-30


Një deputet i rëndësishëm palestinez tha se është i zhgënjyer që Presidenti Bush nuk i bëri trysni Izraelit për të ndalur ndërtimin e një gardhi sigurimi që ndan Izraelin nga Bregu Perëndimor dhe që ka ngjallur debate.

Zoti Saeb Erekat i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se kishte shpresuar që gjatë bisedimeve të djeshme në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush t’i kërkonte kryeministrit izraelit Ariel Sharon të ndalte ndërtimin e gardhit të sigurimit.

Por pas takimit, zoti Sharon tha se Izraeli do të vazhdojë ndërtimin e gardhit ndërkohë që përpiqet të pakësojë sa më shumë ndërhyrjen në jetën palestineze.

Kohët e fundit, presidenti Bush e quajti ”problem” gardhin e sigurimit.

Dy udhëheqësit u shprehën dakord se dhënia fund terrorit është kyçi për arritjen e një paqeje të qëndrueshme midis Izraelit dhe palestinezëve.//ii

XS
SM
MD
LG