Lidhje

Bob Hope, një legjendë amerikane - 2003-07-28


Për humoristin e madh amerikan Bob Hope, thuhej se ai ishte gjithmonë në lëvizje...

Ai lindi në Angli, në vitin 1903, por katër vjet më vonë, familja e tij u vendos në Cleveland të Shteteve të Bashkuara. Që në kinokomedinë e tij të parë, ”Transmetimi i madh i vitit 1938”, Bob Hope interpretoi me mjaft mjeshtëri, njokohësisht si aktor dhe këngëtar.

Gjatë viteve ’40 dhe ’50 Hope interpertoi në një numër komedish, gjithmonë në rolin e personazhit pozitiv, njeriut të mirë dhe të zgjuar, që gjithmonë gjendte para një vështirësish.

Por suksesin e tij më të madh Bob Hope e pati me filmat serialë, ku ai intrepretoi së bashku me këngëtarin Bing Krosbi, që njihen ndryshe me termin -Road pictures- Filma në lëvizje.

Hope dhe Crosby, së bashku, e çojnë spektatorin në Rio de Zhaneiro, Zanzibar, Bali dhe vende të tjera ekzotike, kurdoherë me shumë të qeshura...

Hope u bë një yll jo vetëm i kinematorrafisë, por edhe i televizionit. Programet e tij speciale televizive patën kurdoherë sukses të madh.

Përveç shfaqjeve televizive dhe filmave, Hope bëri edhe udhëtime të tjera në vende si Paqësori Jugor, Gjermania, Korea, Vietnami, Libani. Kur amerikanët shkonin në luftë, Bob Hope shkonte bashkë me trupat, për zbavitjen e tyre.

Por jashtë ekranit kinematografik, apo atij televiziv, për Hope, mund thuhet se ishte një biznesmen i vërtetë. Ai u bë një nga njerëzit më të pasur të Amerikës, pasuria e tij kapi shifën e qindra milionë dollarëve. Megjithëse në ëpoltik ai mbeti një konservator, ai bënte shaka em presidentët, pavarësisht se cilës partii përkisnin ata.

Hope vazhdoi të kontirubojnë në artin e zabvitjes edhe në vitet e tij të pleqërisë. Kur ishte 90 vjeç, qindra miq të tij e nderuan atë me një program të veçantë televiziv, në rrjetin televiziv NBC.

Pasi zbaviti për një gjysëm shekulli presidentë, mbretër, ushtarë dhe popullin e thjeshtë amerikan, me ndjenjën e tij të humorit, Bob Hope do të mbetet një legjendë e vërtetë amerikane.// lk //

XS
SM
MD
LG