Lidhje

Presidenti Bush: Kusei dhe Udei-përgjegjës për vrasje - 2003-07-25


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld thotë se vendimi për publikimin e fotografive të dy djemve të vrarë të Sadamit, edhe pse ishin tepër të rënda, u mor për t’i bindur irakianët se ata kanë vdekur.

Zoti Ramsfeld thotë se është e rëndësishme që populli irakian ta dijë se Kusei dhe Udei nuk jetojnë më, dhe nuk do të kthehen kurrë më në pushtet.

Trupat amerikane i çuan sot gazetarët për t’u treguar kufomat, që ata t’i fotografonin vetë.

Fotografitë ushtarake që u publikuan dje, tregojnë fytyrat e gjakosura të dy djemve të Sadamit. Zyrtarët amerikanë thanë se të paktën katër zyrtarë të lartë të ish-regjimit irakian thanë se trupat ishin të djemve të Sadamit, dhe se për indentifikimin e tyre janë bazuar edhe në fakte të tjera fizike, si të dhënat e tyre dentare, të cilat janë konfirmuar se kanë qenë të dy djemve të Sadamit.

Presidenti Bush tha se Kusei dhe Udei ishin përgjegjës për shumë tortura dhe vrasje të qindra vetëve. Presidenti tha se irakianët mund ta shohin tani qartë se Shtetet e Bashskuara nuk do të lejojnë që regjimi i Sadamit të kthehet në pushtet. Ushtria amerikane thotë se ata u vranë gjatë një sulmi të forcave amerikane ditën e martë, në qytetin e Mosulit, në Irakun Verior.// lk //

XS
SM
MD
LG