Në kryeqytetin Monrovia, të Liberisë, rifilluan luftimet. Sipas njoftimeve, në afërsi të ambasadës amerikane ka patur bombardime të rënda. Brenda kompleksit të ambasadës janë strehuar shumë refugjatë.
Luftimet, po zhvillohen midis forcave qeveritare, besnike të presidentit Çarls Tejlor dhe forcave kryengritëse, që kërkojnë largimin e tij nga pushteti, për të marrë nën kontroll qytetin prej një milion banorësh, ku tani kanë shkuar edhe 250 mijë refugjatë. Sipas njoftimeve, në luftime janë vrarë qindra civilë.
Luftimet e fundit filluan një ditë pasi një zyrtar i OKB-së konfirmoi se Nigeria ka rënë dakord të dërgojë dy batalione me trupa paqeruajtëse në këtë vend të Afrikës perëndimore.
I dërguari i posaçëm i OKB-së në Liberi, Zhak Pol Klein, tha dje se është e nevojshme që në Liberi të dërgohet menjëherë një batalion, si dhe një i dytë, pas tij.// lk //