Fëmija i parë i lindur me anë të fekondimit laboratorik, festoi të premten 25-vjetorin.
Louise Brown, u bë bebja e parë në epruvetë, siç quhet, kur lindi në spitalin Oldham të Anglisë në vitin 1978.
Prindërit e zonjushës Brown nuk arrinin të lindnin fëmijë në rrugë natyrale.
Louisa e cila punon tani në një postë në Bristol, do të festojë ditëlindjen të shtunën bashkë me fëmijë të tjerë të lindur përmes metodave ndihmëse.
Kjo procedurë, e cila konsiderohet si revolucionare në fushën e vet, ishte frut i punës së mjekut gjinekolog, Patrick Steptoe, dhe profesorit të Universitetit të Kembrixhit, Robert Edwards, Më shumë se një milionë fëmijë kanë lindur përmes metodave të tilla.//kk//