Lidhje

E premtja hollivudiane. - 2003-07-24


Kujt do ti shkonte ndërmend se loja elektronike Tomb Raider do të përpunohej në një film në vitin 2001, i cili do të grumbullonte vetëm në tregun amerikan mbi 130 milion dollarë. Tomb Rider, riktheht përsëri sot në kinema me fituesen e çmimit oskar, bukuroshen Angelina Joli. Filmi Tomb Rider cilësohet nga kritikët si aventura e stinës së verës.

Astrologia dhe eksploratorja e famshme, Lara Croft, ndodhet në kërkim të thesareve të humbura prej kohësh. Këto kërkime e çojnë atë në një tempull të zhytur poshtë ujit. Gjatë ekspeditës, Lara zbulon një sferë që përmban kutinë mitologjike të pandorës, e cila i vidhet nga Chen Lo, udhëheqës i një grupi kriminal kinez. Chen Lo ka lidhje me një karakter mjaft negativ të quajtur, Reiss, i cili kërkon me çdo lloj çmimi të shtjerë në dorë kutinë e pandorës, për ta përdorur si një armë shkatërruese.

Po sot, del në kinema edhe filmi Bufalo Soldiers. Ngjarja zhvillohet në vitin 1989, kohë kur po i vjen fundi egzistencës së murit të Berlinit. Por jashtë Shtutgartit, në Gjermaninë Perëndimore, dhe pikërisht në bazën amerikane Theodore Roosevelt, ushtari Ray Elwood, i batalionit të furnizimeve, do të përballet me një tjetër luftë të ftohtë e cila nxehet me shpejtësi.

Ray Elwood, është ushtar amerikan i stacionuar në Gjermani. Përveç shërbimit si ushtar, ai është edhe mjeshtër i tregut të zi. Ai tregton çdo lloj artikulli. Përveç fishekëve dhe droges ai mundë të sigurojë edhe tankun. Një përson pa ambicje por ama mjeshtër i biznesit të jashtëligjshëm. Gjithëçka fillon të shembet në parajsën e biznesmenit mafioz kur në bazën amerikane vjen një oficer i lartë, detyra e të cilit është përmirësimi i situatës. Droga, armët, paraja dhe përplasjet midis palëve kundërshtare i kushtojnë 5 milion dollarë ushtarit Ray Elwood.

Nga zhvillimet e tjera. Arnold Schwarzenegger vazhdon të grumbullimin e parave me Terminator 3. Filmi qëndron në krye të listës ndërkombëtare këtë javë duke shitur rreth $17 milion dollarë bileta në 20 shtete. Filmi zuri vendin e parë thuajse në të gjitha shtetet ku filloi transmetimi i filmit, duke përmendur këtu edhe Australinë, Japoninë dhe Taiwanin.

Charlie's Angels vazhdon gjithatu që të bëjë një paraqitje të mirë me një shitje prej $16 milion dollarësh në bileta këtë javë. Filmi zuri vendin e parë në Francë, Gjermani dhe Afrikën e Jugut me një fitim të përgjithshëm në tregun e huaj prej $107 milion dollarësh.

Anglia ishte vendi që e vuri në krye të rënditjes filmin The Hulk. Megjithë ngulmimet në tregun amerikan, adaptimi i librit komik, ka patur më shumë sukses në tregun ndërkombëtar me një fitim prej $70 milion dollarësh brenda pak ditëve.

XS
SM
MD
LG