Lidhje

OKB: Në Kosovë ka 500,000 armë të paligjëshme - 2003-07-11


Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se në Kosovë ka afro gjysmë milioni armë të paligjshme. Këtu përfshihen pistoleta dhe pushkë automatike.

Raporti u përgatit nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin dhe nga Organizata për Vëzhgimin e Armëve të Vogla me qendër në Zvicër. Në të theksohet se numri i madh i armëve të paligjshme është bërë pengesë për zhvillimin e Kosovës.

Sipas llogaritjeve, 72 për qind e të gjitha vrasjeve që u raportuan vitin e kaluar në Kosovë u kryen me armë të vogla.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara thonë se në 70 për qind të shtëpive në Kosovë ka nga një pistoletë ose një pushkë automatike dhe se biznesmenët dhe ish-luftëtarët janë veçanërisht të armatosur mirë.

Raporti i Kombeve të Bashkuara thotë se pjesa më e madhe e armëve sillen përmes trafikut të paligjshëm nga Shqipëria dhe Serbia.//ii

XS
SM
MD
LG