Lidhje

Shkup: Vriten 5 veta, pesë të tjerë plagosen - 2003-07-09


Pesë veta u vranë sot në një lagje të Shkupit të banuar me shqiptarë. Incidenti ka ndodhur në një qendër tregtare mjaft e frekuentuar nga shqiptarët. Ministria maqedonase e Punëve të Brendëshme konfirmon vrasjen e katër personave, ndër ta Ridvan Neziri i dyshimtë, sipas policisë, të ketë qenë i ndërlikuar në vrasjen e një polici maqedonas para dy vjetësh. Ridvan Neziri, ndërkaq, ka qenë anëtar i ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Pesë veta janë vrarë në lagjen e Jahja Pashës në Shkup, të banuar kryesisht nga shqiptarë. Incidenti i rëndë ka ndodhur në drekë kur persona ende të panjohur kanë hapur zjarr ndaj Ridvan Nezirit, ish-luftëtar i UÇK. Ministria maqedonase e Punëve të Brendëshme konfirmon vrasjen e katër personave ndër to emrin e Nezirit, për të cilin thotë se i është i njohur policisë për vepra kriminale dhe si udhëheqës i nëntokës të një pjese të Shkupit. Policia as dëshmitarët nuk i dinë motivet e vrasjes së pesëfishtë ndërkohë që kanë parë sulmuesit të largoheshin nga vendi ingjarjes me një auto-veturë me targa të Kumanovës.

Neziri dhe një viktimë tjetër kanë mbetur të vrarë në vend ndërsa tre të tjerë, përfshir një fëmijë tre-katër vjeç nga plagët e marra kanë vdekur në spital. Ndër të vrarët dihen edhe emrat e Jeton Salihut, 19 vjeç dhe Enver Fazliut, 53 vjeç.

Dëshmitarët e përshkruajnë ngjarjen si një betëjë ku janë përdorur pushkë automatike mbase edhe një top dore. Numri i të plagosurve më së paku është pesë. Burime policore, në të cilat thirret agjensia e lajmeve Makfax, kanë thënë se Ridvan Neziri i njohur si ‘Hoxha’ ka qenë e përzier në vrasjen e një polici para dy vjetësh në po këtë qendër tregtare ku u vra ai sot, por të ketë qenë i përzier edhe në plagosjen e zotit Xhezair Shaqiri, deputet në Parlament.

Dëshmitarë, pronarë kafeneshë e dyqanesh te qendra tregtare Çairjania janë marrë në hetime dhe po mbahen në stacionin e Policisë në Bit-Pazar të Shkupit.

Incidentin e kanë dënuar në Shkup; Agron Buxhaku i partisë BDI e ka quajtur terrorizëm urban këtë akt. Zyrtarët e organizatave ndërkombëtare kanë kërkuar gjetjen dhe dënimin e merituar të autorëve të krimit. //ss//

XS
SM
MD
LG