Lidhje

Audiokasetë e re e Sadam Huseinit? - 2003-07-08


Dy stacione televizive të Lindjes së Mesme transmetuan një audiokasetë të re që ato thonë se është me zërin e Saddam Husseinit.

Në audiokasetën e transmetuar sot, zëri që thuhet se është i Saddam Husseinit, u bën thirrje irakianëve, arabëve, kurdëve dhe turqve, të dëbojnë nga Iraku pushtuesit e huaj agresorë, siç i quan ai.

Javën e kaluar stacioni televiziv Al-Xhazira transmetoi një kasetë për të cilën analistët amerikanë thonë se përmbante ndoshta zërin e vërtetë të Saddam Husseinit.

Por një producent i Al-Xhazirës, i cituar nga agjencia e lajmeve Associated Press, tha se kaseta e sotme është e re.

Producenti nuk tha se në ç’mënyrë apo kur ishte marrë audiokaseta.//ii

XS
SM
MD
LG