Një operacion maratonë për të ndarë dy motra iraniane që janë të bashkuara në kokë, ka hyrë në fazën më kritike. Ekipi i kirurgëve ndërkombëtarë po përpiqet të ndajë trurin e binjakeve.
Operacioni po bëhet në Singapor. Mjekët thonë se megjithëse trutë e 29 vjeçareve Ladani dhe Laleha Bijani, janë të ndarë qartë, me kalimin e viteve ato janë bashkuar me njeri tjetrin.
Gjatë pjesës së parë të operacionit mjekët thanë se arritën të lëviznin me sukses një venë të trashë që bashkonte trutë e tyre. Largimi i venës u krijon mundësi tani kirurgëve të punojnë për ndarjen e truve. Operacioni që filloi dje pritet të zgjasë deri në katër ditë. //kk//