Lidhje

Forcat e koalicionit po luftojnë me mbeturina të ish-regjimit të Sadam Huseinit në Irak - 2003-07-06


Forcat e koalicionit po luftojnë me mbeturina të ish-regjimit të Sadam Huseinit në Irak. Regjimi që zotëronte armë të shkatërrimit në masë, që strehonte e mbështeste terroristë, që nuk përfillte Kombet e Bashkuara dhe shtypte të drejtat e njeriut të qytetarëve irakianë, nuk është më në pushtet.

Monumentet e vërteta të sundimit të Sadam Huseinit janë zbuluar. Ato janë varret masive, qelitë e torturave dhe pallatet plot salltanet. ”Tani, tha Presidenti Bush, ne po përparojmë drejt rindërtimit të Irakut duke rikthyer shërbimet-bazë, duke ruajtur rendin, duke kërkuar për armë të fshehura dhe duke ndihmuar irakianët të krijojnë një qeveri që përfaqëson atë vetë”.

“Rimëkëmbja e Irakut si shembull i moderimit, demokracisë dhe begatisë, është detyrë e madhe dhe që kërkon kohë të gjatë. Rindërtimi i Irakut është tepër i rëndësishëm për të mundur terrorin dhe radikalizmin në mbarë Lindjen e Mesme. Nuk është çudi që liria ka armiqtë e vet në brendësi të Irakut. Plaçkitjet dhe aktet e dhunshme, që filluan menjëherë pas luftës, mbetet një detyrë e vështirë në disa zona. Një sfidë më të vështirë përbëjnë ish-partia Baath dhe zyrtarët e sigurimit, të cilët do të bëjnë ç’është e mundur për të rifituar pushtetin dhe privilegjet e tyre”.

Gjithashtu të pranishme në Irak, tha Presidenti Bush, janë grupet terroriste që kërkojnë të përhapin kaos.

”Ndërmjet këtyre terroristëve janë anëtarët e grupit Ansar al-Islam, të cilët vepruan në Irak para lufte dhe tani janë aktivë në pjesën, që banohet nga myslimanët suni. Ne dyshojmë se mbeturinat e një grupi të lidhur me bashkëpunëtorin e al-Qaidës, al-Zarqawi, ndodhen ende në Irak në pritje të rastit për të sulmuar. Ne, tha Presidenti Bush, kemi filluar të shohim hyrjen e luftëtarëve të huaj në Irak”.

Ata, që përpiqen të sabotojnë rindërtimin e Irakut, po sulmojnë irakianët. Pasi e çliroi Irakun ashtu siç kishte premtuar, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është i angazhuar ta ndihmojë këtë vend të krijojë një qeveri të drejtë dhe përfaqësuese. Objektivi i koalicionit, tha Presidenti Bush, është kalimi i shpejtë i përgjegjësive në duart e irakianëve. Populli i Irakut do të jetë i sigurtë dhe do të qeverisë vendin e vet.

//ze//

XS
SM
MD
LG