Lidhje

Gjykatësit kërkojnë shqyrtimin e ligjit për imunitetin e kryeministrit italian - 2003-06-30


Gjykatësit italianë që po gjykojnë kryeministrin italian Silvio Berlusconi nën akuzat për korrupsion, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vendit që të shqyrtojë nëse një ligj i ri që i garanton atij imunitet, bie ndesh me kushtetutën.

Sipas këtij ligji zoti Berlusconi nuk mund të ndiqet penalisht ndërsa është në detyrë. Gjykatësit thanë se po e pezullojnë procesin gjyqësor, në pritje të veprimit të Gjykatës Kushtetuese.

Por ata shtuan se kritikat sipas së cilave ligji i ri shkel kushtetutën, nuk ishin krejtësisht pa baza. Kundërshtarët e ligjit thonë se ai u hartua vetëm për të mbrojtur zotin Berluskoni, që është njeriu më i pasur në Itali. Veprimi i fundit i gjykatës vjen një ditë para se Italia të marrë kryesinë e radhës në Bashkimin Evropian.

Zoti Berluskoni akuzohet se u ka dhënë rryshfet gjykatësve në vitet 1980, kur përpiqej të realizonte një blerje. Ndërkohë, kryeministri përsëriti akuzat se po ndiqej penalisht nga gjykatës të majtë të politizuar.//kk//

XS
SM
MD
LG