Lidhje

NASA shtyn fillimin e një misioni në Mars për shkak të kohës së keqe - 2003-06-29


Agjencia amerikane e hapësirës NASA shtyu fillimin e një misioni në Mars për shkak të kohës së keqe. NASA e shtyu misionin për shkak të erërave të forta.

Kontrollorët e fluturimit anulluan një shans të mëparshëm për hedhjen e raketës Delta Dy kur një anije peshkimi u diktua në ujrat e ndaluara të Atlantikut në bregdetin e Floridës afër vendit të hedhjes. NASA tha se do të bëjë një përpjekje tjetër nesër në mëngjes.

Kjo agjenci po përpiqet të nisë eksploruesin e dytë robot për një mision në Mars që të përcaktohet në se ky planet ka pasur ndonjëherë ujë të mjaftueshëm për të bërë të mundur jetën. Eksploruesi i parë në Mars me emrin Spirit, u nis më 10 qershor.

Që të dyja raketat janë në plan të zbresin në anën tjetër të planetit të kuq në fillim të janarit dhe do të fillojnë të rregjistrojnë vëzhgimet e tyre. Misionet e mëparshme kanë treguar se uji ka qënë i pranishëm në Mars.

//ze//

XS
SM
MD
LG