Lidhje

Udhëheqësit izraelitë e palestinezë do të takohen këtë javë - 2003-05-27


Pritet gjerësisht që para takimit të mundshëm të nivelit të lartë me presidentin Bush, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, dhe homologu i tij palestinez, Mahmud Abas, të takohen këtë javë për diskutime rreth planit të ri ndërkombëtar të paqes.

Sipas burimeve izraelite dhe palestineze, planet për zhvillimin e bisedimeve nesër, janë shtyrë për shkak të një vizite të planifikuar të diplomatëve të huaj në selinë e Autoritetit Paletinez. Megjithatë, pritet që takimi midis zotit Sharon dhe kryeministrit Abas të mbahet këtë javë, para takimit të mundshëm të nivelit të lartë me Presidentin Bush në Jordani.

Të dielen, kabineti izraelit pranoi me kushte planin e ri të paqes, që parashikon krijimin e një shteti palestinez deri në fund të vitit 2005.//xh//

XS
SM
MD
LG