Lidhje

Forcat e koalicionit arrestojnë një tjetër zyrtar të lartë të Partisë Baath - 2003-05-22


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se forcat e koalicionit në Irak kanë kapur një zyrtar të lartë të Partisë Bath, i cili ishte në listën amerikane të ish zyrtarëve më të kërkuar irakianë.

Komanda Qendrore amerikane tha se Aziz Saxhih al-Numani u kap dje në afërsi të Bagdadit. Zoti al-Numani është numri tetë në listën e figurave më të kërkuara të regjimit të përmbysur të Sadam Huseinit.

Kapja e zotit al-Numi rrit në 25 numrin e 55 ish figurave më të kërkuara që mbahen nga forcat e koalicionit.

Ndërkohë, 2 irakianë u vranë në një incident me armë zjarri me trupat amerikane në pjesën qendrore të Irakut. Hollësitë rreth këtij incidenti që ndodhi dje në qytetin Falluxhah, nuk janë të qarta. Sipas njoftimeve, një automjet i blinduar amerikan u godit nga granada të hedhura me raketë, por ka njoftime kundërthënëse nëse ky sulm nxiti incidentin me armë zjarri.

XS
SM
MD
LG