Kryeministri palestinez, Mahnud Abas, anuloi një turne që kishte planifikuar të bënte në një qytet të Rripit të Gazës, ndërkohë që forcat izraelite u kthyen në qytet, një ditë pasi ishin tërhqeur prej tij.
Zoti Abas kishte në plan të bënte sot një vizitë në Beit Hanun, në pjesën veriore të Rripit të Gazës, për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga sulmi më i fundit izraelit.
Dje, Presidenti Bush zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit dhe atë palestinez rreth përpjekjeve për të frenuar terrorizmin dhe për të çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, gazeta "Nju Jork Times" njofton se Presidenti Bush po shqyrton mundësinë e takimit me zotin Abas dhe kryeministrin izraelit Ariel Sharon, brenda pak javësh në Lindjen e Mesme.// lk //