Rusia thotë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mund të miratojë këtë javë një projektrezolutë për heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Irakut.
Ministri i Jashtëm rus, Igor Ivanov, tha të martën në Kiev se ai nuk përjashtoi mundësinë e arritjes së marrëveshjes, por theksoi se çdo rezolutë e re duhet të përfshijë një dispozitë për disklokimin e paqeruejtësve të Kombeve të Bashkuara.
Të hënën, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Spanja paraqitën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një verion të ri të projektrezolutës për heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Irakut.
Versioni i ri jep shpjegime të mëtejshme për rolin e Kombeve të Bashkuara në Irakun e pasluftës, një çështje kjo me rëndësi për shumë vende anëtare të këshilllit, përfshirë Francën, Rusinë dhe Gjermaninë.
Administrata e Presidentit Bush thotë se kërkon që vota mbi projektrezolutën e re të mbahet brenda kësasj jave.//xh//