Ushtria indonezia ka filluar një nga operacionet më të mëdha kundër separatistëve në krahinën veriore Aceh, një ditë pas dështimit të bisedimeve të paqes. Qindra parashutistë u hodhën sot në Banda Aceh, kryeqyteti i provincës dhe në zonat përreth, dhe avionë të forcave qeveritare qëlluan me raketa pozicionet e kryengritësve.
Përforcime të tjera zbarkuan nga deti për tu bashkuar me afro 30 mijë trupa që tashme ndodhën në atë krahinë. Presidentja indineziane, Megauati Sukarnpoputri, miratoi mbrëmë pas mesnate fillimin e luftës kundër kryengritësve të Lëvizjes Acehu i Lirë.
Zonja Megauati shpalli edhe gjendjen e jashtëzakonshme në krahinë, duke u dhënë autoriteteve ushtarake kompetenca të gjera për bërë arrestime, shpalljeur ndalimqarkullime dhe për të kufizuar udhëtimet. Bisedimet e paqes u ndërprenë të dielen në Tokjo pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje. //xh//