Lidhje

Edhe një shpërthim tjetër vetëvrasës kundër izraelitëve - 2003-05-19


Një palestinez që udhëtonte me bicikletë, shpërtheu të hënën lëndë plasëse pranë një makine ushtarake në Rripëin e Gazës, duke plagosur tre ushtarë izraelitë. Sulmi, i cili ndodhi në afërsi të vendbanimit hebraik Kfar Darom, ishte shpërthimi i katërt vetëvrarës gjatë tre ditëve të fundit.

Tre shpërthimet e mëparshme shkaktuan vdekjen e 9 izraelitëve. Sulmi më vdekjeprurës u krye të shtunën në Jeruzalem, kur një person i veshur si një hebre fetar, hodhi veten në erë në një autobus, duke shkaktuar edhe vdekjen e shtatë izraelitëve. Grupi ekstremist palestinez Hamas ka marrë përgjegjësinë për katër shpërthimet dhe është zotuar të kryejë sulme të tjera në të ardhmen e afërt.

Pas shpërthimeve të ditës së shtunë dhe të diel, Izraeli mbylli kufijt e tij me Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe kryeministri Ariel Sharon shtyu udhëtimin që kishte planifikuar të bënte në Uashington, për tu takuar me presidentin Bush për bisedime mbi planin e ri të paqes për Lindjen e Mesme.

Zyrtarë izraelitë thonë se zoti Sharon dhe kabineti i tij kanë vendosur që Izraeli të mos pranojnë të takohen me diplomatë të huaj që takohen me udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat, i cili vazhdon të qendrojë në selinë e tij në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.//xh//

XS
SM
MD
LG