Lidhje

Ish zyrtarë të partisë Baath nuk do të kenë poste në një qeveri të ardhshme irakiane - 2003-05-16


Krye-administratori civil i Shteteve të Bashkuara për Irakun Paul Bremer, dha urdhër për ndalimin e mijëra ish zyrtarëve të partisë në pushtet Baath që të kenë poste në çdo qeveri të ardhme irakiane.

Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve në Bagdad se deri në 30 mijë besnikë të partisë Baath do të preken nga ky vendim. Zyrtari e pranoi se kjo politikë do të pengojë administratorë të kualifikuar që të marin poste publike, por ai shtoi se ndalimi i tyre nga këto poste është i nevojshëm për të zhdukur ndikimin e kësaj partie në Irak.

Ndërkaq, zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se një zyrtar rajonal i partisë, numri 52 në listën e 55 ish zyrtarëve më të kërkuar të regjimit irakian, u ndalua nga autoritetet gjatë një bastisjeje në veri të Bagdadit. Zyrtarë amerikanë thonë se besnikë të partisë Baath mund të kenë gisht në problemet e kohëve të fundit të sigurimit në mbarë Irakun.

XS
SM
MD
LG