Lidhje

Shiitët mblidhen në Qerbela për pelegrinazhin e përvitshëm - 2003-04-22


Qindra-mijëra muslimanë shiitë të Irakut janë mbledhur në qytetin irakian të Qerbelasë me rastin e pelegrinazhit të përvitshëm që regjimi i Sadam Huseinit e kishte ndaluar për dekada me radhë.

Shumë pelegrinë kanë ecur me ditë të tëra për të arritur në qytetin e shenjtë, në jug të Bagdadit, ku ndodhen një numër objektesh të shenjta për shiitët. Gjatë pelegrinazhit, besimtarët falen për Imam Hysenin, nipit të Profetit Muhamed, i cili u vra në betejën e zhvilluar në Qerbela në shekullin e 7-të.

Pelegrinët që mbërritën dje në Qerbela, u mblodhën pranë varrit të Hysenit duke kënduar himne dhe fshikulluar shpatullat e tyre me zinxhirë, ritual që ndalohej nën regjimin e Sadamit.

Trupat amerikane nuk ranë shumë në sy dhe qendruan jashtë Qerbelasë.//ii

XS
SM
MD
LG