Lidhje

BE: OKB-ja të luajë rol qendror në rindërtimin e Irakut - 2003-04-17


Udhëheqësit evropianë kërkuan që Kombet e Bashkuara të luajnë një rol qendror në rindërtimin e Irakut të shkatërruar nga lufta.

Në deklaratën e hartuar në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian në Athinë, theksohet gjithashtu përgjegjësia e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për rivendosjen e qendrueshmërisë në Irakun e pas luftës, duke siguruar ndihmë humanitare dhe mbrojtur muzeumet dhe trashëgiminë kulturore të vendit.

Deklarata riafirmon gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndihmuar në rindërtimin e Irakut.

Por ajo nuk përmend armët e shkatërrimit në masë ose rrëzimin e regjimit të Saddam Husseinit, çështje që shkaktuan përçarje të thella si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit përpara luftës në Irak.//ii

XS
SM
MD
LG