Lidhje

Forcat amerikane bastisin shtëpinë e një shkencëtareje në Bagdat - 2003-04-16


Forcat amerikane në Bagdad bastisën shtëpinë e një shkencëtareje irakiane që mendohet se ka drejtuar një laborator sekret që prodhonte antraks për tu përdorur si armë.

Focat speciale dhe marinsat e armatosur rëndë e bastisën shtëpinë e shkencëtaries Rahob Taha sot herët në mëngjes. Ata ndaluan tre persona për t’i marrë në pyetje dhe konfiskuan disa kuti me dokumente. Por vendndodhja e vetë shkencëtares, e cila njihet me nofkën Doktoreshe Bakteria, është e panjohur.

Forcat amerikane në Irak vazhdojnë kërkimin për armë kimike dhe biologjike që ata mendojnë se Saddam Husseini asnjëherë nuk i asgjësoi apo ua dorëzoi inspektorëve të Kombeve të Bashkuara.

Katër ditë më parë, në Irak u dorëzua këshilltari kryesor shkencor i Saddam Huseinit, gjeneral-lejtnanti Amer al-Saadi, por ai ka ngulur këmbë se Iraku nuk ka më armë të ndaluara në arsenalin e tij.

Ndërkohë, Presidenti Bush tha dje se fitorja ushtarake në Irak është e sigurt por ende jo e plotë. Ai tha se në disa pjesë të vendit ende ka elementë të dëshpëruar dhe të rrezikshëm, por forcat e koalicionit kanë filluar punën e vështirë, siç e quajti ai, për të ndihmuar irakianët të ndërtojnë një vend të lirë dhe të qendrueshëm.

//rd//

XS
SM
MD
LG