Parlamenti i Shqipërisë i mbylli të martën mbrëma debatet rreth raportit të Komisionit Evropian. Shumica e majtë dhe opozita ranë dakord të ulen së bashku për hartimin e një rezolute të vetme ku do të përcaktohen masat dhe detyrat që institucionet e vendit duhet të përmbushin për t’iu afruar standarteve të kërkuara nga Bashkimi Evropian. //az//