Lidhje

Berogradi ndryshon ligjin mbi bashkëpunimin me gjykanën e Hagës - 2003-04-15


Ligjvënësit federalë në Serbi dhe Mal të Zi ndryshuan ligjin e vendit mbi bashkëpunimin me Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krime lufte, duke hequr disa kufizime ndaj ekstradimit të personave të akuzuar në Hagë.

Mes të tjerash, ligjvënësit hoqën kufizimin që ndalonte ekstradimin e çdo personi të akuzuar pas muajit prill të vitit të kaluar dhe që parashikonte gjykimin e tyre nga gjykatat e vendit. Kjo dispozitë ishte përfshirë si lëshim ndaj ish presidentit Vojisllav Koshtunica, i cili bëri ç’ishte e mundur për të kufizuar ekstradimin.

Vendimi i ligjvënësve u mor pas rritjes së trysnisë ndërkombëtare, ndërkohë që gjykata e Hagës kërkonte bashkëpunim më të madh. Komuniteti ndërkombëtar ka kërcënuar se do të pezullojë ndihmën shumë të nevojshme financiare për Serbinë e Malin e Zi nëse nuk përmirësohet bashkëpunimi me gjykatën e Hagës.

Ndrëkohë, zyrtarë të lartë në Beograd bënë të ditur arrestimin e të paktën dy serbëve të dyshuar në lidhje me ekzekutimin në vitin 1991 të 200 personave të marrë nga një spital në qytetin kroat të Vukovarit.//xh//

XS
SM
MD
LG