Lidhje

Vritet kleriku shi'it i sapo kthyer nga mërgimi - 2003-04-10


Një klerik i lartë i besimit shi’it në Irak, i sapo kthyer nga mërgimi, Abdul Maxhid al-Khoei, u vra me atentat në qytetin e Naxhafit, në jug të Irakut. Një përfaqësues i familjes i tha Zërit të Amerikës nga Londra se një grup banorësh e qëlluan atë me thikë në xhaminë e Aliut së bashku me administratorin e xhamisë të caktuar nga qeveria. Hollësitë e sulmit ndaj tyre ende nuk janë të qarta.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Flaisher e dënoi me forcë vrasjen dhe i shprehu familjes ngushëllimet e administratës. Zoti Flaisher tha se vrasja e Abdul Maxhit al-Khoeit tregon se gjendja në Irak është ende e rrezikshme

Kleriku 38 vjeçar, ishte djali i Ajatollahut Abu al-Qazim al-Khoei, udhëheqësi i njohur shpirtëror i besimit shi’it i cili vdiq para një dekade ndërsa ndodhej në arrest shtëpiak në Irak. Kthimi i djalit të tij në Irak nga mërgimi javën e kaluar u mbështet nga Shtetet e Bashkuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG