Policia serbe vrau dy të dyshimtë kryesorë lidhur me vrasjen e kryeministrit, Zoran Djindjic, dy javë më parë. Dy personat në fjalë janë identifikuar si krerët e dyshimtë të krimit të organizuar, Dushan Spasojevic dhe Mile Lukovic. Sipas burimeve policore ata vdiqën dje gjatë një luftimi me armë në afërsi të Beogradit, ndërsa policia përpiqej t’i arrestonte. Të mërkurën autoritetet serbe thanë se Spasojevic dhe Lukovic ishin të vetmit nga të dyshimtët kryesorë që vazhdonin të ishin ende të lirë. Të hënën policia arrestoi Zvezdan Jovanovic, i cili dyshohet të jetë personi që qëlloi me armë dhe vrau kryeministrin reformator Djindjic në Beograd.//ic//