Lidhje

Blix i kënaqur nga mospërdorimi i armëve kimike në konflikt - 2003-03-27


Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armët, Hans Bliks, shprehu kënaqësi që deri tani nuk janë përdorur armë të shkatërrimit në masë në konflikin ushtarak në Irak.

Zoti Bliks tha se nuk mendon që Iraku do të përdor armë të tilla pasi një gjë e tillë do të dëshmonte se Bagdadi nuk kishte thënë të vërtetën kur deklaroi se nuk zotëronte armë kimike. Ai tha gjithashtu se përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë nga ana e Irakut do të ndryshonte qendrimin botëror ndaj konfliktit dhe do të zhdukte skepticizmin e tanishëm rreth motiveve amerikane për fillimin e operacioneve ushtarake kundër Irakut.

Ndërkohë, ministri britanik i mbrojtjes, Geoff Hoon , thotë se forcat e vendit të tij kanë gjetur prova të besueshme se forcat irakiane janë të përgatitura të përdorin armë të shkatërrimit në masë kundër trupave të koalicionit.

//rd//

XS
SM
MD
LG