Lidhje

Turqia do të dërgojë trupa në Irakun Verior vetëm në bashkërendim me SHBA - 2003-03-26


Shefi i shtabit të ushtrisë turke tha se nëse vendi i tij dërgon trupa shtesë në Irakun verior, këtë do ta bënte vetëm në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara.

Gjenerali Hilmi Ozkok u tha sot gazetarëve se Turqia do ta ndërmerrte një veprim të tillë nëse forcat që ajo ka në rajon sulmohen ose nuk janë në gjendje të zgjidhin një krizë refugjatësh. Por ai la të kuptohet se tani për tani Turqia nuk ka plane për të dërguar trupa në Irakun verior.

Washingtoni e ka paralajmëruar Turqinë të mos ndërmarrë veprime të njëanshme në Irak për shkak të shqetësimeve se mund të fillojnë përleshje mes trupave turke dhe atyre kurde. Zyrtarë të Bashkimit Evropianë propozuan sot të shtojnë ndihmat për Turqinë, por e paralajmëruan këtë vend për pasoja serioze në se ndërmerr ndonjë sulm ushtarak në Irakun e veriut.

//rd//

XS
SM
MD
LG