Lidhje

Uashingtoni kundërshton dërgimin e trupave turke në Irakun verior - 2003-03-25


I dërguri i posaçëm i Presidentit Bush pranë forcave opozitare të kurdëve të Irakut, Zalmay Halilzad, zhvilloi sot bisedimet të tjera me zyrtarët turq në Ankara. Zoti Halilzad ka vazhduar takimet me zyrtarët politikë dhe ushtarakë turq qysh të henën për të diskutuar kundërshtimet amerikane ndaj planeve të Turqisë për të dërguar trupa në zonat e kontrolluara nga kurdët në Irakun verior. Ai tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Presidenti Bush ka paralajmëruar Turqinë që të mos dërgojë trupa në atë zonë. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për rrezikun e një ballafaqimi të përgjakshëm mdis trupave turke dhe kurdëve të Irakut. Dje, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Riçard Bauçer, tha se në rrethanat e tanishëm nuk sheh asnjë arsye që forcat turke të hynë në pjesën veriore të Irakut.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm turk, Abdullah Gul tha se veprimet turke në Irak do të ndërmerreshin në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara. Turqia thotë se do të dërgojë trupa në Irakun verior për të parandaluar një krizë refugjatësh, për të shpërndarë ndihma ushqimore, dhe për të garantuar kufijtë e saj.//xh//

XS
SM
MD
LG