Lidhje

Shpërthime të fuqishme trondisin Bagdadin - 2003-03-24


Avionët e koalicionit bombarduam edhe të hënën Bagdadin, ndërkohë që luftimet intensifikohen në Irakun verior.

Shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin irakian që nga orët e para të mëngjesit deri pasdite. Mes objekteve të goditura sot ishte edhe kompleksi i pallatit të presidentit Sadam Husein. Në Irakun verior, katër avionë amerikanë transporti dërguan gjatë natës trupa të njësive speciale amerikane që do të dislokohen në rajon.

Disa orë më pas, avionët luftarakë të koalicionit kryen sulme ajrore jo shumë larg qytetit strategjik verior të Kirkukut, përgjatë vijava të frontit midis trupave qeveritare irakiane dhe territorit të kontrolluar nga milicitë kurde.

Në jug, njoftohet se të hënën pati luftime në afërsi të fushave Rumaila të naftës dhe në zona të tjera. Në disa prej këtyre betejave, trupat e koalicionit po përballen me ushtarë të Gardës Republikane të Irakut.

Dje, forcat e koalicionit ndeshën në qendresë të fortë pranë qytetit Nasirija, që shtrihet përgjatë rrugës për në Bagdad. Zyrtarë amerikanë thonë se të paktën 9 ushtarë u vranë gjatë luftimeve dhe mbi dhjetë të u kapën ose u vranë në një pritë.

Ministri irakian i Informimit, Muhamed Said al-Sahaf, tha se janë rrëzuar dy helikopterë amerikan Apeçi. Televizioni irakian paraqiti fotografi të një helikopteri të tillë, ende i pajisur me raketa. Duket se helikopteri kishte bërë një ulje urgjente. Iraku thotë se anëtarët e ekuipazhit janë kapur dhe mbahen si robër lufte.

Zyrtarë amerikanë konfirmuan se një helopter Apaçi figuron i humbur, por nuk bënë komente rreth ekuipazhit të tij apo rreth një helikopteri të dytë. //xh//

XS
SM
MD
LG