Më shumë se 30 vende janë bashkuar me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund dikaturës irakiane të Sadam Huseinit. Në këtë koalicion marrin pjesë vende nga të gjitha kontinentet.
Nga Afrika: Eritreja, Etiopia dhe Ruanda. Nga Evropa dhe Azia Qendrore: Shqipëria, Azerbajxhani, Britania, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Gjeorgjia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Maqedonia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Turqia dhe Uzbekistani. Nga Hemisfera Perëndimore: Kolumbia, Salvadori, Hondurasi dhe Nikaragua. Nga Azia: Afganistani, Australia, Japonia, Koreja e Jugut, Mongolia, Filipinet dhe Singapori.
Mbi dhjetë vende të tjera do të vënë në dispozicion të koalicionit hapësirat ajore, bazat dhe mjete e tyre mbrojtëse nëse Sadam Huseini përdor armë të shkatërrimit në masë.
Koalicioni ka dy synime kryesore. I pari është çarmatimi i regjimit të Sadam Huseinit nga armët e shkatërrimit në masë. Objektivi i dytë është çlirimi i popullit irakian. Prania jonë në Irak, ka thënë kryeministri britanik, Toni Blair, do të jetë e përkohshme, por angazhimi ynë për të mbështetur popullin irakian do të jetë afatgjatë. Populli irakian, theksoi udhëheqësi britanik, miraton të çlirohet nga tirania dhe duhet të lejohet që të vendosë vetë për të ardhmen e tij dhe të vendit të tij. Presidenti Bush ka thënë se siguria e botës kërkon çarmatimin dhe përmbysjen e Sadam Huseinit nga pushteti.
“Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, tha presidenti Bush, nuk kanë bërë asgjë që të meritojnë apo ta nxisin këtë kërcënim. Mirëpo, ne do të bëjmë ç’është e mundur për ta mposhtur atë. Në vend që të shkojmë drej tragjedisë, theksoi presidenti Bush, ne do të marrim kursin drejt sigurisë. Ky rrezik do të zhduket para se të jetë tepër vonë, para se të vijë dita e tmerrit“. //xh//