Lidhje

Komuniteti Shqiptaro Amerikan mbeshtet SHBA-ne - 2003-03-20


Dje ne Washington, Keshilli kombetar shqiptaro amerikan organizoi diten e Kongresit, nje ngjarje e pervitshme qe u krijon mundesi anetareve te komunitetit shqiptar te Amerikes te takohen me perfaqesuesit ne Kongres dhe me zyrtare te administrates. Shqiptaro amerikanët e shfrytëzuan këtë mundësi për të falenderuar Shtetet e Bashkuara për ndihmën që i japin kombit shqiptar dhe njëkohësisht për të shprehur përkrahjen shqiptare për luftën kundër Irakun.

Dita e Kongresit është një kthyer në një ditë falenderimesh për Shqiptarët e Amerikës. Në kuadër të kësaj e cila duket se po fiton një traditë, shqiptarë të ardhur nga shumë shtete të Amerikës, zhvilluan dje në Washington një sërë takimesh me zyrtarë të administratës e ligjvënës në Kongres. Shqiptaret thone se u duket se kurre nuk do te jene ne gjendje ta falenderojne mjaftueshem Ameriken per ato qe ka bere per kombin e tyre. Por ligjvenesja nga New New yorku, Sue Kelly thote se falenderimi dhe mirenjohja kete here u takon shqiptareve. “Jam shume e kenaqur qe ndodhem sonte ketu me miqve shqiptare. Koha po e tregon gjithnje e me shume se populli amerikan dhe populli shqiptar jane popuj vellezer e me vlera te perbashkta ne shume drejtime. Ne ne Kongres vazhdimisht paraqesim projekt ligje per t'u ardhur ne ndihme shqiptareve si ne Shqiperi, Kosove e kudo ne Ballkan. Synimi yne eshte perparimi dhe begatija e kombit shqiptar. Ne falenderojme popullin mik shqiptar qe ndodhet perkrah Amerikes ne kete kohe lufte.”

Drejtori ekzekutiv i keshillit kombetar shqiptaro amerikan, Martin Vulaj thote se dita e Kongresit kete vit ishte nje dite krenarie per shqiptaret. Edhe antari i kryesisë së Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, Musa Dakaj thotë se përkrahja shqiptare për Shtetet e Bashkuara është rrjedhojë e mirënjohjes dhe miqësisë së sinqertë midis dy popujve. Por zoti Dakaj thote se gjate takimeve u preken edhe problemet shqetesuese si korruspioni e krimi i organizuar qe jane bere pengese zhvillimi si ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni. Zoti Dakaj tha se zyrtaret amerikane theksuan rendesine qe ka shtimi i bashkepunimit nderpartiak per zgjidhjen e ketyre problemeve. Ata gjithashtu i bene thirrje komunitetit shqiptaro amerikan qe te tregohet me aktiv per nxitjen e frymes se mirekuptimit politik mes shqiptareve ne rajon.

XS
SM
MD
LG