Presidenti Bush i dërgoi ngushëllimet e tij popullit të Serbisë me rastin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç. Zoti Xhinxhiç u qëllua sot para ndërtesës kryesore qeveritare në qendër të Beogradit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Fleischer tha se presidenti Bush i shprehu popullit të Serbisë keqardhjen e tij me rastin e vrasjes së kryeministrit Xhinxhiç.
Zoti Fleischer tha se kryeministri Xhinxhiç do të kujtohet për rolin e tij për të sjellë demokracinë në Serbi dhe për të sjellë ish-presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç para drejtësisë.