Prej dy ditësh në qytetin e Shkodrës u zhvillua takimi i kryetarëve të konferencave ipeshkëvnore të vendeve të Evropës jug-lindore. Ky takim synoi në nxitjen e paqes dhe bashkëpunimit midis vendeve të rajonit të Ballkanit.
Pjesëmarrësit në këtë takim thanë se është e nevojshme që të gjithë të lenë pas të kaluarën e hidhur të këtij rajoni dhe të bashkëpunojnë për hirë të paqes dhe zhvillimit.