Koreja e Veriut paralamëroi se një përplasje midis Uashingtonit dhe Phenianit mund të jetë e pashmangshme nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta rreth programit të saj bërthamor.
Koreja e Veriut kritikoi sot ashpër propozimin amerikan për bisedime shumëpalëshe rreth krizës bërthamore. Uashingtoni thotë se në këto bisedime duhet të marrin pjesë edhe vende të tjera, pasi ambicjet bërthamore të Phenianit mund të kenë pasoja globale. Mirëpo, Pheniani ka bërë thirrje në mënyrë të prësdëritur për bisedime të drejtpërdrejta me Uashingtonin.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i paraqitën Koresë së Veriut një notë proteste lidhur me interceptimin e një avioni amerikan përgjimi nga reaktivët koreanoveriorë mbi Detin e Japonisë.
//rd//