Sot në orët e para të mëngjesit vdiq në Paris, në moshën 90 vjecare, pas një sëmundjeje të gjatë, zoti Abaz Ermenji një ndër figurat kryesore të lëvizjes nacionaliste shqiptare.
Zoti Ermenji e kaloi jetën në mërgim, pas largimit nga Shqipëria në përfundim të luftës. Ai u angazhua fillimisht në rezistencën e armatosur ndaj regjimit të ri komunist të vendosur në Shqipëri. Gjatë gjithë periudhës deri në fillim të viteve ’90 ai ka patur një aktivitet të zgjeruar politik në gjirin e mërgatës shqiptare
Në vitin 1993 ai erdhi në Shqipëri ku rithemeloi partinë e Ballit Kombëtar, duke u zgjedhur kryetar i saj. Dy herë me radhë ai refuzoi mandatin e deputetit në parlamentin shqiptar në shenjë proteste ndaj parregullsive në zgjedhje.
//rd//