Lidhje

Rindërtimi i Irakut pas luftës pritet të kushtojë 20 miliardë dollarë - 2003-03-11


Një grup ekspertësh joqeveritarë amerikanë thonë se rindërtimi i Irakut pas një lufte të mundëshme mund t’u kushtojë taksapaguesve rreth 20 miliard dollarë në vit për një periudhë disavjeçare.

Grupi, i formuar nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, organizatë studimesh politiko-strategjike, botoi sot një raport me titull ”Iraku - Një ditë më pas”. Në raport thuhet se rindërtimi i Irakut do të kërkojë një angazhim të jashtëzakonshëm burimesh financiare dhe njerëzore amerikane. Aty i bëhet thirrje Presidentit Bush që të shpallë publikisht koston e propozuar të rindërtimit dhe të kërkojë miratim nga Kongresi.

Ndërkohë, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me jashtë, Chris Patten, tha se Bashkimi Evropian mund të mos jetë i gatshëm të financojë rindërtimin e Irakut, nëse Shtetet e Bashkuara fillojnë një luftë pa autorizimin e Kombeve të Bashkuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG